Marrëveshja e re për tabelat me Serbinë, një trofe i Kurtit për festim apo vendnumërim

Marrëveshja e re për tabelat me Serbinë, një trofe i Kurtit për festim apo vendnumërim
Marrëveshja e re për tabelat me Serbinë, një trofe i Kurtit për festim apo vendnumërim

Blerim Burjani

  • 01 October 2021 - 06:47

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Marrëveshja për targat nuk do të duhej të pranohet nga Kosova, sepse me këtë po mbrohet status quoja. Është i pa pranishëm kthimi prapa. Sjellja vërdallë në politikë pa zgjidhje s’ka gjë.  Kjo logjikë do të duhej të ndalet. Serbia është e kënaqur me marrëveshjen, madje Vuçiq thotë se nuk ka largim të tabelave serbe dhe tabela fyese për shtetin e Kosovës si ato me KM. Zhurma e madhe për vendnumërim është dëshpëruese.

Kështu si ka filluar, po duket të jetë situatë  e komplikuar në mënyrë që skenari politik i Kryeministrit Albin Kurti të ndodhë, të realizohet për ndryshim politik të qëndrimeve. Pra ka reaksion të fuqishëm serb vetëm për gjërat elementare siç ishin tabelat.

Për situatën e fundit të krijuar në veri pati reaksion të paparë edhe pse dukej qesharak apo banal. Pra kthimi në marrëveshjen e vitit 2016 me stikersa nuk sjell diçka sinjifkante në politikën e kësaj qeverie. Tash pritjet ishin tjera, por me rëndësi që stikersat  ofrojnë një tjetër version, sado pak është reciprok, sepse deri më tash që ishte shumë më keq, vetëm Kosova i ndërronte tabelat. Tash varet shumë nga qëndrimi i Kryeministrit Albin Kurti si do të vazhdohet tutje në finalizimin e modaliteteve të zbatimit të marrëveshjes. Serbia nuk do të pranoj asnjë lojë me tabela, vetëm kthim në gjendjen e  dikurshme.

E kjo gjendje duket që është prishur nuk do të mundë të rikthehet, që të jetë e njëjtë, por tash pritet të shohim në vazhdim se çfarë do të ndodhë, se  a do të jetë pozitive kjo lëvizje taktike që u bë me këtë fillim të zbatimit të reciprocitetit nga pala kosovare, apo do të jetë edhe një fillim tjetër i vendnumërimit qysh ishte kohë më parë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".