Arresti shtëpiak për të dyshuarin që shkaktoi aksidentin me 5 të vdekur, Policia jep detaje rreth protestës

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 10:55
 Arresti shtëpiak për të dyshuarin që shkaktoi aksidentin me 5 të vdekur, Policia jep detaje rreth protestës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për mbarëvajtjen e protestës në Shtime, në shenjë pakënaqësie se shkaktari i aksidentit me pesë të vdekur në Ferizaj, u la në arrest shtëpiak.

Sipas policisë, në këtë protestë morën pjesë rreth 100 persona.

Përmes një njoftimi për media, nga policia konfirmuar se protesta ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident.

“Shtime 01.10.2021 – 11:00.   Është raportuar se në Sheshin e Dëshmorëve në  Shtime është mbajtur  një protestë e organizuar nga familja Ramadani  me rreth 100 pjesëmarrës të cilët i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me arrestin shtëpiak për të dyshuarin mashkull  kosovar – ngasësit të automjetit i cili kishte shkaktuar aksident trafiku ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona anëtar të familjes Ramadani. Protesta ka qenë e qetë pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit me inicialet E.M., që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me pesë të vdekur në fshatin Koshare të Ferizajt.

Zyrtarja për Informim në Gjykatën e Ferizajt, ka konfirmuar se kjo aktakuzë është pranuar para dy ditësh, teksa seanca fillestare është caktuar për të martën e javës së ardhshme.

Shpenzoni 30 sekonda për të rritur përvojën e kënaqësisë seksuale

“Aktakuzën e kemi pranuar më 29 shtator dhe i njëjti akuzohet për rrezikim të trafikut publik me pasojë vdekjen. Seanca fillestare është caktuar të martë me fillim nga ora 10:00”, ka thënë Bekteshi.

Nga paraburgimi, Gjykata e ka dërguar në arrest shtëpiak të dyshuarin për shkaktimin e aksidentit në fshatin Koshare të Ferizajt, të ndodhur më 6 qershor 2021, ku kishin vdekur 5 anëtarë të familjes Ramdani, nga fshati Reçak i Shtimes.

Lidhur me këtë rast, i dyshuari për shkaktim të aksidentit, E.M., u mbajt në paraburgim deri të premten e kaluar. Nga ajo ditë ai me propozim të prokurorit dhe me vendim të gjykatësit paraprak është dërguar në arrest shtëpiak.

Nga aksidenti kishte ndodhur fshatin Koshare të Ferizajt, në vendin e ngjarjes kishin vdekur 4 persona, kurse ishte lënduar rëndë edhe një grua. si pasojë e plagëve të rënda, kishte vdekur 10 ditë më pas në QKUK.

Ndërkohë, dhjetëra banorë të Shtimes kanë protestuar sot duke kërkuar drejtësi për aksidentin ku mbetën të vdekur pesë anëtarë të së njëjtës familje.

(Kosova Sot Online)