Një 10-vjeçar gjendet pa shenja jete në kabinën e kamionit në Malishevë

  • E.K /
  • 03 October 2021 - 14:58
 Një 10-vjeçar gjendet pa shenja jete në kabinën e kamionit në Malishevë

Një fëmijë i moshës 10-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një kabinë kamioni në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orër 13:30 kur viktima u gjet nga familjarët e tij dhe u dërgua në QKMF të Malishevës.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë

“Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamioni në Malishevë sot rreth orës 13:30 nga familjarët e tij. Ata kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës. Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)