Glauk Konjufca nervozohet pak me Besnik Bislimin: Kqyrë atje nalt e ke orën

  • E.K /
  • 04 October 2021 - 11:50
Glauk Konjufca nervozohet pak me Besnik Bislimin: Kqyrë atje nalt e ke orën

Zv. Kryeministri Besnik Bislimi, ka vazhduar të arsyetojë marrëveshjen e tij të dëmshme të targave që legalizonte autoritetin e Serbisë mbi territorin e Kosovës.

Madje, Bislimi kishte qasje mjaft joparlamentare duke përdorur qasje fyese ndaj deputetëve të opozitës.

Ai shkoi aq larg sa të mbante dyfish më shumë kohë, se që i ishte lejuar, dhe në herën e fundit foli pa mikrofon mbi një minutë.

Kjo nervozoi edhe Glauk Konjufcën, kryetarin e Kuvendit, që i mësoi atij një ‘taktikë’ parlamentare.

“Zoti zv.kryeministër, dhe të tjerët të Qeverisë. Atje nalt është ora, dhe mund ta kontrolloni shumë më mirë [kohën] nëse doni të jepni përgjigje më koncize.” – u shpreh Konjufca.

(Kosova Sot Online)