Dëshmitari i tretë: Komandanti më shau, u tha të tjerëve mbytne krejt

  • G.G /
  • 04 October 2021 - 12:10
Dëshmitari i tretë: Komandanti më shau, u tha të tjerëve mbytne krejt

Dëshmitari i tretë në rastin e Komandant Calit nisi dhënien e dëshmisë para dhomave të specializuara të Gjykatës Speciale.

Qysh në nisje të dëshmisë ai tha se ishte marrë nga katër persona të armatosur dhe të veshur me rroba të zeza të cilët i përkisnin njësisë speciale BIA.“Mua më kanë marrë 4 ushtarë të veshur me tesha të zeza, ato ishin skifterët e Njësisë Speciale- BIA”, deklaroj dëshmitari.

Dëshmitari tha se pasi ishte marrë i kishin thënë se komandanti dëshiron të flasë diçka me ty.

“Kam qenë në oborr të shkollës në Zllash kur më pyeten për emër, njëri hyri brenda në shkollë dhe tre të tjerë ndejën me mua pasi doli ai nga shkolla me thanë eja se komandanti don me fol diçka me ty”, shtoj ai.

Pastaj dëshmitari deklaroi se ishte nisur me ta dhe kur i ishin afruar disa objekteve i kishin vendosur një thes të zi në kokë.Tutje dëshmitari tha se komandanti e kishte sharë, goditur e rrahur si dhe kishte thënë që ta mbysnin krejt.

“Kur më dërguan brenda në ndërtesë ishte ulun komandanti i tyre i cili më tha pse po rren, bërtiti më goditi dhe filluan të më rrahin krejt. Kur ma ka mshu shuplakë komandanti u ka thënë të tjerëve mbytne krejt se po rren, pastaj më kanë zhag e më qitën jashtë e më quan në një ahur-shtallë të lopëve”, shtoj dëshmitari.

(Kosova Sot Online)