Policia e Kosovës konfiskon 11 kg drogë, pamje nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 04 October 2021 - 12:16
 Policia e Kosovës konfiskon 11 kg drogë, pamje nga vendi i ngjarjes

Dje Njësia Rajonale në Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari S.T (1976) në Prizren, në shtëpinë e tij ka në posedim substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Më pas është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe automjetit të të dyshuarit.

“Në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11.kg dhe 100 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe dëshmitë e lartshënuara”, njofton policia.

“Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë e poshtëshënuara si provë materiale: Dy (2) pushke gjuetie dhe pesëmbëdhjetë (15 ) fishekë, Një (1) pistoletë, me karikatorë të zbrazët, Një (1) thes i bardhë dhe një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshe totale 2200 gramë, Një (1) thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë, Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës )  me peshë 1000 gramë, Një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë, Substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë me peshë 900 gramë, Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë, Dymbëdhjetë (12) bime të cannabis sativa-së  të mbjella  në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit  Tupec  afër lumit Drini i Bardhë, Një (1) veturë ‘WV pasat’ me targa vendore, Një (1) telefon mobil samsung, Një (1) telefon mobil ‘ONXA’”, njofton tutje policia.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndaj  të dyshuarit është caktuar  masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante policore.

(Kosova Sot Online)