Lexoni edhe:
Shpend Ahmeti e ka shndërruar Prishtinën në një xhungël të egër!
Moti i keq me reshje të mëdha shiu ka përfshirë veriun e Italisë. Dy përrenj në rajonin e Ligurias kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në provincën e Savonës, ku është në fuqi alarmi portokalli, i cili sipas autoriteteve lokale, do të bëhet i kuq nga ora 14:00.
Autoritetet e Ligurias kanë këshilluar qytetarët të shmangin sa më shumë dalje dhe të bëjnë kujdes maksimal, ndërsa shkollat janë mbyllur.
Shpend Ahmeti e ka shndërruar Prishtinën në një xhungël të egër!Lexoni edhe:
Autostrada mes Cuneo dhe Savona është mbyllur si një masë paraprake. Gjithashtu, është pezulluar qarkullimi i trenave në linjën Savona-Torino për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Rekordi i reshjeve të shiut është regjistruar në Montenotte Inferiore dhe në Savona, ku kanë rënë 400 milimetra shiu në vetëm 6 orë, një sasi e cila në disa pjesë të Italisë është e barabartë me reshjet e një viti.
“Orët e ardhshme pritet të jenë shumë delikate, pasi parashikohet një përkeqësim i mëtejshëm i motit në Savona dhe Genoa, të cilat do të jenë në alarm të kuq nga ora 14:00. Shmangni të gjitha lëvizjet e panevojshme dhe bëni kujdes maksimal”, ishte thirrja e presidentit të rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, drejtuar qytetarëve.
(Kosova Sot Online)