Policia: Nuk ka të lënduar nga zjarri në Prishtinë

  • E.K /
  • 04 October 2021 - 14:39
 Policia: Nuk ka të lënduar nga zjarri në Prishtinë

Një lokal në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet është djegur mesditën e sotme. Nga djegia e lokalit ka pasur vetëm dëme materiale.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se nuk ka pasur persona të lënduar nga zjarri q kaploi lokalin mesditën e sotme në Prishtinë.

”Rreth orës 13:30, zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)