Lufta me Serbinë për targat e automjeteve, kush humbi dhe kush fitoj?

Lufta me Serbinë për targat e automjeteve, kush humbi dhe kush fitoj?
Lufta me Serbinë për targat e automjeteve, kush humbi dhe kush fitoj?

Skender Mulliqi

  • 04 October 2021 - 13:48

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Pas të gjitha zhvillimeve në veri të Kosovës, tash me të drejtë  shtrohet pyetja së kush fitojë dhe kush humbi më marrëveshjen për targa? Disa mendojnë së Beogradi është fitues  , kurse një shumicë mendojnë së fitues në marrëveshje  doli Prishtina zyrtare. Kërcënimi në Veri më ushtri  dhe mjete  të rënda luftarake, dhe më barrikada nga ana e Serbisë, u bë  edhe në kuadër të propagandës së Vuçiqit, për ti frikësuar shqiptarët. Loja më zjarr e Serbisë ,  ishte   fotografi e shovinizmit serbomadh.

Një spektakël i tillë të demonstrimit të forcës në kufi më Kosovën, Vuçiq e bëri edhe  për konsum të brendshëm politike, së po  I dobësohet  pozicioni i tij. Ky diskurs politikë  propagandistik së bashku më Rusinë , është paralajmërim së Serbia, nuk ka hequr dorë nga planet për Serbi të Madhe. Vuqiqi po i ngjallë forcat ultra nacionalistë në Serbi .Këtë koncept politikë e ka trashëguar nga Shesheli dhe Millosheviqi.  Ne veri, u mundua ti jap zjarr gjendjes,  për të krijuar  edhe favore  në terren ,kur vjen koha e vazhdimit të bisedimeve.

Me marrëveshjen e nënshkruar  në Bruksel më ndërmjetësimin amerikan mendoj, së Kurti doli superior ndaj Vuçiqit, kur dihet së kryeministri I Kosovës, në këtë drejtim ka përkrahjen e Evropës dhe të Amerikës .Shumë është djersitur shovinisti Vuçiq këto ditë, madje edhe u sëmur nga humbja që e pësoi. Nuk i kanë dalë hesapet siç i ka planifikuar më Kurtin. Lojërat karikaturiale  të luftës në veri , bën që ai të dalë më shumë  humbës, së sa fitues .Synimet e Kosovës u arritën më aplikimin e reciprocitetit ,më  statusin e njëjtë të tabelave RKS në Serbi, dhe në Kosovë. Drama në veri përfundojë më marrëveshje të nënshkruar nga ndërmjetësi amerikan, Eskobar.  Më këtë marrëveshje 6 mujore më shumë u plotësuan kërkesat e Kosovës së sa kërkesat e Serbisë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".