Asnjë qytetar i Kosovës nuk mund të hy në Zvicër, shteti helvetik vendos rregulla strikte

  • A.P /
  • 04 October 2021 - 19:19
Asnjë qytetar i Kosovës nuk mund të hy në Zvicër, shteti helvetik vendos rregulla strikte

Shteti i Zvicrës ka ndryshuar përsëri rregullat antiCovid për të hyrë në territorin e saj. Kushti kryesor është posedimi i certifikatës digjitale që vërteton se jeni i vaksinuar, mirëpo Kosova ende nuk është pjesë e sistemit të certifikatave digjitale COVID-19, të cilat duhet miratuar nga Komisoni Europian.

Shteti helvetik ka vendosur rregulla të reja antiCovid për tu futur në këtë shtet. Masat shtrëngueses kanë të bëjnë vaksinimin.

Qeveria zvicerane ka marrë masa të reja shtrënguese, ku tashmë udhëtarët nuk do të lejohen me tampon negativ,  por duhet të jenë të vaksinuar plotësisht me një nga vaksinat e miratuar nga EMA.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se përveç vaksinës Pfizer dhe Moderna që po aplikohet në Zvicër, do të njihen edhe vaksinat e tjera të miratuar nga EMA dhe OBSH, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson.

Ndërkohë përveç certifikatës së vaksinimit ‘online’, qytetarët shqiptarë duhet të plotësojnë edhe këtë FORMULAR.

Mirëpo, Kosova ende nuk është pjesë e sistemit të certifikatave digjitale COVID-19, të cilat duhet miratuara nga Komisoni Europian dhe rrjedhimisht nuk mund të udhëtojnë në këtë shtet.

Kjo nuk vlen edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që i janë miratuar certifikatën digjitale të vaksinimit në sistemin digjital të certifikatave nga Komisioni Europian.

Ndryshe, ditë më parë në Kosovë, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që qytetarët e Kosovës të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 mund të shkarkojnë certifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma online eKosova. Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se, “Komisioni Evropian pritet të vendos edhe për Kosovën ashtu si për vendet e tjera”.

Por ende nuk dihet se kur Kosova do të pranohet në mesin e këtyre shteteve për vaksinë digjitale.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi masat e reja të vendosura nga qeveria zvicerane për hyrjet në këtë shtet. Do të lejohen të hyjnë në territorin zviceran vetëm ata që janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA).

Përveç certifikatës së vaksinimit Covid-19 lëshuar nga autoritetet shqiptare, udhëtarët duhet të plotësojnë edhe formularin për hyrje në Zvicër, të cilin e gjeni në linkun e mëposhtëm: https://swissplf.admin.ch/formular

Autoritet zvicerane njohin si të vlefshme vaksinimin me Pfizer/Biontech dhe Moderna, të cilat aplikohen aktualisht në Zvicër, si dhe ato të çertifikuara të njohura nga EMA dhe OBSH.

Të gjithë personat që janë vaksinuar jashtë Zvicrës me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA) dhe OBSH dhe janë rezidentë në Zvicër, ose që hyjnë në Zvicër për qëndrim afatshkurtër, mund të aplikojnë për certifikatë zvicerane Covid.

Aktualisht vetëm certifikatat e vendeve që aplikojnë sistemin digjital të certifikatës Covid të BE-së janë në përputhje me sistemin zviceran. Këtu përfshihet dhe Shqipëria, ndërsa Kosovës ende nuk i është njohur kjo certifikatë.

Nga këto rregulla përjashtohen vetëm rastet e konsideruara si udhëtime të domosdoshme.

Për më shumë informacion, klikoni në faqet zyrtare të:

Sekretariati i Shtetit për Migracion i Zvicrës (SEM):

https://www.sem.admin.ch/…/faq-einreiseverweigerung…

Zyra Federale E Shëndetit Publik (FOHP):

https://www.bag.admin.ch/…/quarantaene-einreisende.htm.

(Kosova Sot Online)