“Do t’ju hedh në erë”, panik para parlamentit, qytetari alarmon policinë

  • E.K /
  • 05 October 2021 - 10:53
 “Do t’ju hedh në erë”, panik para parlamentit, qytetari alarmon policinë

Alarm para parlamentit grek, ku një qytetar ka kërcënuar se do hidhte në erë zonën. CNN.gr shkruan se ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm para monumentit të Ushtarit të Panjohur.

Bëhet fjalë për një shtetas grek, i cili teksa drejtonte një makinë mbante në dorë një kanaçe me benzinë dhe vaj, ndërkohë që bërtiste; “Do t’ju hedh në erë”.

Po ashtu mësohet se në makinën e autorit shkruhej; “Turqit dhe Gjykata Popullore sundojnë Evropën.”. Fill pas këtij episodi, policia bëri të mundur arrestimin e personit në fjalë.

(Kosova Sot Online)