Politika kosovare akoma në bashkëjetesë të pandashme me krimin!

Politika kosovare akoma në bashkëjetesë të pandashme me krimin!
Politika kosovare akoma në bashkëjetesë të pandashme me krimin!

Faik Krasniqi

  • 05 October 2021 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Nuk do të thosha që partitë politike po garojnë me figura të reja as në këto zgjedhje lokale. Disa detyrimisht i kanë hequr, por jo që kanë dashur të largohen.

Ne akoma po i  shohim në shumë komuna që partitë kanë  kandiduar  përsëri njerëzit e njëjtë, pavarësisht që si kryetar komune kanë pasur performancë të dobët. Kjo tregon që këta nuk bashkëjetojnë me qytetarin, por me korrupsionin dhe interesat e tyre personale.

Atëherë çfarë mundë të presim nga këta njerëz? Asgjë. Gënjeshtrat e njëjta qe 22 vite. Mashtrues. Imagjinoni. Në vitin 2021 ende flasim për rrugë, për kanalizime, ujë  dhe plehra. Jo, nuk ja vlen të flasim për sojin e tyre! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".