Dënohet me 25 vjet burgim burri që vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë

  • E.K /
  • 05 October 2021 - 13:55
 Dënohet me 25 vjet burgim burri që vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë

Nuhi Mavroqani është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e gruas së tij me shufër metalike.

Ai e kishte vrarë bashkëshorten e tij, Sabilen, duke e goditur me shufër metalike, derisa në aktakuzë thuhet se i njëjti i kishte vazhduar goditjet në kokë e pjesët tjera të trupit edhe pse viktima kishte rënë në tokë.

Ndryshe, Mavroqani ishte dënuar më herët me burgim të përjetshëm, por rasti më pas ishte kthyer në rivendosje.

(Kosova Sot Online)