Replika Kroaci – Serbi, presidenti kroat – kryeministres serbe: Ne jemi në BE, ju jo

  • E.K /
  • 05 October 2021 - 14:27
 Replika Kroaci – Serbi, presidenti kroat – kryeministres serbe: Ne jemi në BE, ju jo

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq iu referua deklaratës së kryeministres serbe Ana Bërnabiq në Mostar, se ajo nuk është kryeministre e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, në një kundërpërgjigje ndaj Milanoviq i cili kishte thënë paraprakisht se është president edhe i kroatëve në BeH.

Milanoviq tha se nuk i dëgjon deklaratat e kryeministres serbe ose, siç tha ai, “të sajat ose ndonjë prej heronjtë e epokës së keqe”.

“Ne jemi në BE, ata nuk janë. Nëse vazhdojnë kështu, pyetja është se kur do të ndodhë”, tha Milanoviq kur u pyet për të komentuar deklaratën e Ana Bërnabiq.

Dje në Mostar, Bërnabiq u pyet nëse është kryeministre e serbëve që jetojnë në BeH, pasi Milanoviq tha se është president i kroatëve atje.

“Nuk e shoh kështu. Deklarata e Milanoviq ishte e pabesueshme për mua dhe ishte e pabesueshme që nuk pati reagime, madje as nga Bashkimi Evropian. Unë jam kryeministre e Serbisë dhe pozicioni im ka një homolog në BeH”, tha Bërnabiq.

(Kosova Sot Online)