Jo Asociacion, tërheqje të kufijve të ri me Serbinë dhe bashkim kombëtar me Shqipërinë

Jo Asociacion, tërheqje të kufijve të ri me Serbinë dhe bashkim kombëtar me Shqipërinë
Jo Asociacion, tërheqje të kufijve të ri me Serbinë dhe bashkim kombëtar me Shqipërinë

Muhamet Kelmendi

  • 05 October 2021 - 07:34

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Një formë e tillë e tërheqjes së kufijve ndërton përfundimisht një bazë të mirë të marrëdhënieve me shtetin serb. Kosova është e tillë çfarë është, dhe vetëm si e tillë e fiton  të drejtën e bashkimit të saj me Shqipërinë jo në union, por maksimalisht në Federatën Shqiptare të shtetit, si formë e mundshme e organizimit të shtetit. Ka edhe modele tjera të shtetit. Kjo është një formë e domosdoshme që Qeveria, partitë politike, Kuvendi, çdo subjekt në Kosovë duhet të mendon dhe urgjentisht të vendoset për veprim. E ardhmja është te bashkimi.

Çështja e Asociacionit për komunat me shumicë serbe në Kosovë nuk është hequr nga tavolina e dialogimit. Deklaratat e ambasadorëve të SHBA dhe të Anglisë për Asociacion, sikundër edhe të z.Lajcak e Borel,  por duke mos i theksuar kompetencat, është gjë shumë domethënëse për dialog. Mirëpo duhet thënë se në çfarëdo forme që organizohet Asociacioni serb ai i bënë bazat e një shteti të ardhshëm serb, sepse me atë jepet mundësia e vetë organizimit dhe e shpalljes së shtetit serb. 

Kosova duhet të insiston me çdo kusht dhe të mos tërhiqet nga kërkesa që edhe në  Asociacion domosdo të futet reciprociteti. Me këtë të kërkohet qartë që edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës të kenë Asociacion e vetë,  edhe në Sanxhak të vendoset Autonomia për atë vend. Këto dy çështjeve shkojnë bashkë me Asociacionin serb në Kosovë. Kurrsesi nuk duhet të ndahen me veprim njëra nga tjetra. Kjo,  në njërën anë dhe, në anën tjetër, vetë organizimi i Asociacionit serb është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Nuk lejohet në shtete unitare dhe dyshkallësh subjekte që e dëmtojnë atë forme të organizimit të pushtetit. Dy shkallshmëria është e domosdoshme për shtetet e tilla. Çdo veprim a organizim që shpie në nivele tjera të pushtetit është i dëmshëm dhe shkatërrimtar për shtetin. Po unë nuk jam për asociacione! Në fakt unë dua këtu edhe një herë të kërkoj që të mendohet për vijën e re kufitare me shtetin serb. Kosovës i takon Ujmani, Mitrovica dhe Trepça, në kuadër të asaj ane, si territore historike të Kosovës.

Pjesa tjetër e veriut ikë nga sovraniteti i Kosovës. Natyrisht se këtu vjen tërësisht Lugina e Preshevës si vend për tërheqje të kufijve. Ajo duhet të kaloj në Kosovë. Ndërsa, brenda vendit asnjë ex-territorialitet nuk duhet lejuar. Çdo objekt që mendohet të ruhet është këtu NATO dhe vetëm këtij subjekti duhet dhënë kompetenca. Një formë e tillë e tërheqjes së kufijve ndërton përfundimisht një bazë të mirë të marrëdhënieve me shtetin serb. Kosova është e tillë çfarë është, dhe vetëm si e tillë e fiton  të drejtën e bashkimit të saj me Shqipërinë jo në union, por maksimalisht në Federatën Shqiptare të shtetit, si formë e mundshme e organizimit të shtetit. Ka edhe modele tjera të shtetit. Kjo është një formë e domosdoshme që Qeveria, partitë politike, Kuvendi, çdo subjekt në Kosovë duhet të mendon dhe urgjentisht të vendoset për veprim. E ardhmja është te bashkimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".