Pulmologu Thaçi: 25 pacientë që kanë kaluar koronavirusin janë duke u trajtuar në Pulmologji

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 16:40
Pulmologu Thaçi: 25 pacientë që kanë kaluar koronavirusin janë duke u trajtuar në Pulmologji

Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë duke u trajtuar 25 pacientë që e kanë kaluar coronavirusin.

Kështu ka bërë të ditur, pulmologu, Shpëtim Thaçi.

“Gjendja në Klinikë është e qetë, 25 pacientë janë post covid duke u trajtuar por që gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, theksoi ai.

Kurse, në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 35 pacientë me COVID-19, Klinikën Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë, Mjekimi Intensiv, në Klinikë Infektive 9 pacientë.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 38 raste pozitive me coronavirus.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.

“Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 1.895.

(Kosova Sot Online)