Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 09:49
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jetë në rrugën ‘’Agim Çavdërbasha’’ në Prishtinë, sipas raportit 24 orësh të Policisë.

Viktima është gjetur pa shenja në shtëpinë e tij, derisa njësitë relevante kanë dalur në vendngjarje ku konstatuan vdekjen e viktimës.

”Rr. Agim Çavdërbasha, Prishtinë 05.10.2021-19:10.  Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online)