Reforma urgjente në drejtësi, zotim i madh i premtuar por në zbatim tërësisht i harruar!

Reforma urgjente në drejtësi, zotim i madh i premtuar por në zbatim tërësisht i harruar!
Reforma urgjente në drejtësi, zotim i madh i premtuar por në zbatim tërësisht i harruar!

Hasan Preteni

  • 06 October 2021 - 07:42

Shkruan: ANALISTI- Hasan Preteni

Legjislatura e re po reflekton në të gjitha fushat përveç fushës se sundimit të rendit dhe ligjit. E ka sjellë një risi në menaxhimin e parasë publike dhe përzgjedhjes së mëngjërve nëpër institucione. Risi edhe në nismat ligjore por asnjë hap drejtë ndryshimeve substanciale në menaxhimin e sektorëve te drejtësisë.

Reforma në sistemin e drejtësisë akoma po vendnumëron. Kryeprokurori i njëjtë, kryegjyqtari i njëjtë, kryepolici i njëjtë! Nga njerëzit e njëjtë nuk mundë të prisni rezultate tjera. Po mungon realizimi i projekteve të premtuara. Llogaridhënie dhe transparence në të gjitha nivelet. Nuk ka aktakuza kundër zyrtareve të lartë, nuk ka fillim hetimesh kundër zyrtarëve të lartë, nuk ka shkarkime të zyrtarëve të lartë.

Heshtje morti karshi premtimeve parazgjedhore. Ndryshimet ligjore para ndryshimeve subjektive nuk sjellin ndryshime. Në të gjitha segmentet e ushtrimit të detyrave ligjore ka lëvizje përveç tek sundimi i rendit dhe ligjit. U premtua shumë nuk u realizua asgjë, reflektimi i domosdoshëm nuk mundë të heshtë, çdo heshtje apo hezitim është baras zero në krahasim me premtimet!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".