Vodhën 7 mijë euro në një shtëpi në Malishevë, arrestohen hanjat

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 10:17
 Vodhën 7 mijë euro në një shtëpi në Malishevë, arrestohen hanjat

Policia ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vjedhje në një shtëpi në fshatin Mleqan të Malishevës.

Të dyshuarit kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë, ku kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshmë në vlerë prej 7 mijë euro.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Të njëjtit në ikje janë kapur nga banorët e fshatit, ndërsa si prova materiale u anë sekuestruar: një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, 1400€ para të gatshme dhe disa stoli ari. Afër vendit të ngjarjes është gjete një pistoletë me 3 fishekë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast nga të dyshuarit, një gëzhojë fisheku dhe disa stoli ari. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)