Arrestohet ferizajasi, e kanosi me vrasje zyrtarin policor

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 10:39
 Arrestohet ferizajasi, e kanosi me vrasje zyrtarin policor

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti e ka kanosur me vrasje një zyrtar policor.

Sipas policisë i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Rr. Zenel Hajdini, Ferizaj 04.10.2021 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se e kishte kanosur  me vrasje zyrtarin policor derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Nga i dyshuari i cili ishte nën ndikim të alkoolit njësiti policor ka sekuestruar një pistoletë me tre fishekë dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)