Vizatimet të Muhamed Ali shiten për 1 milion dollarë

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 11:27
 Vizatimet të Muhamed Ali shiten për 1 milion dollarë

Një koleksion i rrallë vizatimesh dhe skicash të realizuara nga kampioni i botës në boks Muhamed Ali u shitën në ankand për 1 milion dollarë.

Më shumë se 26 “punë artistike” dolën përpara personave të interesuar në shtëpinë e ankandeve “Bonhams” në Nju Jork.

Një nga punimet më të shumëpritura ishte ajo e titulluar “Sting Like e Be” e cila u shit për 425 mijë dollarë, 10 herë më shumë nga sa pritej.

Ali kujtohet si një nga atletët më të mëdhenj, aktivist dhe poet, por talentet e tij artistike janë pak të njohura, raporton A2news.

Shtëpia e ankandeve “Bonhams” shprehet se boksieri pikturoi gjatë gjithë jetës së tij, i mbështetur dhe nga i ati i cili ishte një artist profesionist.

(Kosova Sot Online)