Plani para-Vetting i pastrimit të drejtësisë të fillon të zbatohet tani!

Plani para-Vetting i pastrimit të drejtësisë të fillon të zbatohet tani!
Plani para-Vetting i pastrimit të drejtësisë të fillon të zbatohet tani!

Dardan Grapci

  • 06 October 2021 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Vetëm me Ligjin e Vettingut dosjet e krimi që janë lënë anash nëpër dollapët e mbyllura në pluhur do të rihapen dhe do të përfundojnë sipas ligjit. Ministria e Drejtësisë duhet qysh tani ti bëjë listat gati me emrat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve të korruptuar, që në momentin kur të votohet ligji i Vettingut tu dërgohet ftesa për seancat gjyqësore apo të përjashtohen nga KGJK-ja dhe KPK-ja përgjithmonë.

Mbajtja e premtimit nga Qeveria Kurti, për ta trajtuar me prioritet reformimin e sistemit të drejtësisë,  bërjen e ligjit vetin dhe zbatimin e tij praktikë, është një  pikë e rëndësishme për tu çmuar dhe vlerësuar. Pastrimi i drejtësisë me një proces para Vettingu, që i paraprin hyrjes në fuqi të Ligjit Vetting, është tepër i domosdoshëm  por me këtë veprim nuk duhet nxituar për ta bërë hapin para kohe, sepse  mund të sjellë një lloj tronditje  në sistemin edhe ashtu të dobët e të lënduar nga kapja dhe ndikimi i grupeve kriminale të interesit.

Nuk duhet vepruar ad hok si  të jetë aterrim me parashuta për pastrim të shpejtë dhe total që krijon trazira brenda KPK-s dhe KGJK-s, por duhet matur, vlerësuar dhe gjykuar secilin individ veç e veç për punën që bënë, dhe një komision profesional të rekomandon largimin ose vete largimin vullnetar të të dështuarave në detyrat që ju përshkruhen në vendin e punës sipas ligjit.

Ndryshe për të pasur efektin e duhur me pastrim të intensifikuar të sistemit të drejtësisë duhet pritur që të miratohet ligji dhe të fillohet zbatimi, sepse ma u finalizuar ky proces, largimi nga detyra pa filluar procesi i mirëfilltë mundë të  ngjall reagime dhe protesta edhe  nga vet ata prokuror të cilët janë të përfshirë në krim të organizuar, prandaj duhet të pritet që zyrtarisht të votohet në Kuvend Ligji i Vettingut dhe të hetohen dhe gjykohen të gjithë ata Prokuror dhe Gjyqtar për aferat e tyre korruptive dhe shantazhe ndaj qytetarëve dhe biznesmenëve të pavarur nga politika e grupet mafioze të interesit, që punojnë ndershëm.

Vetëm me Ligjin e Vettingut dosjet e krimi që janë lënë anash nëpër dollapët e mbyllura në pluhur do të rihapen dhe do të përfundojnë sipas ligjit. Ministria e Drejtësisë duhet qysh tani ti bëjë listat gati me emrat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve të korruptuar, që në momentin kur të votohet ligji i Vettingut tu dërgohet ftesa për seancat gjyqësore apo të përjashtohen nga KGJK-ja dhe KPK-ja përgjithmonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".