Babai mëson djalin dyvjeçar sesi duhet kapur gjarpërin gjigant

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 12:15
 Babai mëson djalin dyvjeçar sesi duhet kapur gjarpërin gjigant

Një baba nuk ka mundur ta fsheh krenarinë, që i biri i tij dyvjeçar e kapte për bishti një gjarpër gjigant në oborrin e shtëpisë.

Gjuetari australian i krokodilëve, Matt Wright, i kaloi 20 vite duke kapur krokodilë të llojeve të ndryshme nëpër botë.

Kështu një ditë vendosi ta mësojë të birin e tij se si duhet kapur gjarpri dymetërsh, duke e ndarë me ndjekësit e tij në Instagram këtë moment.

Vogëlushi shihet duke e kapur për bishti gjarprin, kokën e të cilit e mbante babai i tij që vazhdimisht e inkurajonte që ta tërhiqte.

“Kujdes, mund të kafshoj, duhet ta kapësh nga bishti”, dëgjohet Matt duke këshilluar të birin e tij 2-vjeç. 

(Kosova Sot Online)