Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona, policia jep detaje

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 10:03
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona, policia jep detaje

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, nga një person i panjohur

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërkaq dy të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të fishekëve.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 06.10.2021 – 23:35.  Është raportuar se për shkaqe ende të panjohura dy viktima meshkuj kosovarë ishin plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull i cili ndodhet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku janë gjete dhe sekuestruar disa gëzhoja të fishekëve. Dy të plagosurit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)