Theret me thikë 25 vjeçari shqiptar në Gjermani gjatë festës në një shtëpi publike

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 10:04
Theret me thikë 25 vjeçari shqiptar në Gjermani gjatë festës në një shtëpi publike

Përplasje mes të rinjve është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjermani.

“Bild’, bën me dije se 20 të rinj janë përplasur fizikisht mes tyre, brenda një feste në një bordello.

Si pasojë e përplasjes, një 25-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas mediave gjermane ai është plagosur me thikë dhe ka marrë plagë në shpinë dhe në kokë.

“Gjendja e tij shëndetësorë është e rëndë dhe në rrezik për jetën”- shkruajnë mediat.

Policia u lajmëruar nga dëshmitarët që ishin të pranishëm, ndërkohë të rinjtë që janë përfshirë në ngjarje janë larguar sapo kanë mbërritur efektivët.

Por nga policia u ndaluan pesë persona, katër prej të cilëve u liruan pas disa orësh qëndrim në komisariat.

Sakaq ende nuk janë të ditura shkaqet që sollën konfliktin mes të rinjve.

(Kosova Sot Online)