Aksident në Greqi, humb jetën 51-vjeçari shqiptar

  • E.K /
  • 09 October 2021 - 09:24
Aksident në Greqi, humb jetën 51-vjeçari shqiptar

Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Greqi si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mediat greke bëjnë me dije se viktima ka humbur kontrollin e makinës të cilën drejtonte duke rënë në një gropë 4 metra të thellë duke rezultuar fatale për të.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara e favorizuar edhe nga rreshjet e shiut.

51-vjeçari ka qenë banor i Miçoit, Akaia.

(Kosova Sot Online)