Gjendet një mjet shpërthyes në një shpellë në Novobërdë

  • E.K /
  • 09 October 2021 - 10:52
 Gjendet një mjet shpërthyes në një shpellë në Novobërdë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një mjet shpërthyes në një shpellë në Novobërdë.

Sipas policisë, mjeti shpërthyes është gjetur nga një udhëheqës turistik, gjatë kohës sa ishte duke i asistuar dy hulumtues të huaj në shpellë.

Me 08.10.2021 njësiti për deminim i FSK-së kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë bërë deminimin e mjetit pa incidente.

“Minjerë e Vjetër, Novobërdë  07.10.2021 – 13:45. Një mashkull kosovar (udhëheqës  turistik) ka raportuar se derisa ka qenë duke asistuar dy hulumtueseve të huaj, në një shpellë në thellësi rreth 15 metra kishin vërejtur në nje mjet të dyshuar shpërthyes. Me 08.10.2021 njësiti për deminim i FSK-së kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë bërë deminimin e mjetit pa incidente”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)