ATK-ja intensifikon aktivitetet, për 9 muaj janë formalizuar 2756 punëtorë të paregjistruar

  • E.K /
  • 09 October 2021 - 11:58
 ATK-ja intensifikon aktivitetet, për 9 muaj janë formalizuar 2756 punëtorë të paregjistruar

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka intensifikuar aktivitete e saja karshi bizneseve të cilat dyshohet se kanë të padeklaruar punëtorët e tyre.

Një aktivitet i tillë është zhvilluar në Prishtinë të disa subjekte biznesore për të verifikuar nga afër listën e punëtorëve nëse janë të deklaruar siç kërkohet me legjislacion tatimore.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se formalizimi i të punësuarve vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e këtij institucion dhe se me këtë qëllim kanë intensifikuar aktivitetet në këtë drejtim.

Ai ka bërë të ditur se nga muaji janar deri në shtator kanë arritur që të identifikojnë dhe formalizojnë 2 756  punëtorë të pa regjistruar.

“Nga gushti i këtij viti ka filluar implementimi i Pakos së Ringjalljes ekonomike, pak kjo e cila që janë paraparë pesë masa. Pika 1 ka të bëjë me punësimin. Afati për përftim është deri më datën 15 tetor. Andaj iu bëjmë kërkesë të gjithëve që të aplikojnë që të përfitojnë nga këto masa, por edhe të formalizohen”.

“Paralel me këtë ne kemi zhvilluar aktvitet në luftim të informalitetit dhe në këtë fushë dhe që nga fillimi i vitit kemi arritur që të formalizojmë 2 756 punëtorë. Ky aktivitet ka qenë në konitutet dhe pas datës 15 tetor do të zhvillojmë aktivitet më t ngjeshura për të identifikuar të gjithë të punësuarit që veç ende nuk janë të formalizuar”.

“Me theks të shtuar pas datës 15 kur përfundon afati i Pakos Ekonomike do të intensifikojmë aktivitet, kjo nuk ka ndikim veç në aspektin financiar”.

Ai ka bërë të ditur se aktivitete në drejtim të formalizimit të punëtorëve do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim në lokacione të ndryshme të vendit.

“Gjithsesi se  do të vazhdojë edhe ditëve në vijim por me theks të shtuar pas datës 15 tetor kur edhe përfundon afati i Pakos së Ringjalljes ekonomike ku bizneset munden të parashtrojnë këto kërkesa dhe çështja e formalizmit të punësuarve nuk është që ka ndikim vetëm në aspektin financiar apo tatimor po gjatë pandemisë të punësuarit dhe punëdhënësit e tyre si rezultat i mos formalizimit të të gjithë punësuarve disa nga ta nuk kanë arritur që të përfitojnë nga shtrirja e dorës së shtetit apo Qeverisë”.

“Rastet të cilat janë si rezultat i identifikimeve nga ana e zyrtarëve tanë dhe inspektorëve tanë në teren janë 2 756 raste. Krahas kësaj si rezultat i aktiviteteve të shumta që bëhen në teren ka edhe biznese të cilat si rezlutata i veprimit tonë në teren ndërmarrin veprimet e tyre duke lajmëruar të punësuarit dhe ky numër sigurisht që është edhe më i lartë. Aktualisht te punëtorët e formalizuar kemi rritje 340 mijë diku 24 mijë të punësuar janë të formalizuar”.

Megjithatë Murtezaj thotë se për çdo shmangie tatimore ligji parasheh edhe masa ndëshkuese.

“Ligji parasheh për çdo shmangie tatimore edhe për të punësuarit e paformalizuar ose  paralajmëruar i she masa ndëshkuese dhe më këto raste përveç formalizimit janë edhe masat ndëshkuese që zyrtarët tanë në teren janë të detyruar t’i zbatojnë”.

Murtezaj shtoi se aktualisht Administrata Tatimore ka filluar me zbatimin e tri projekteve të mëdha të përmbushjes, ku secila prej tyre ka indikacion të drejtpërdrejt në formalizmin e punëtorëve, projektet në fjalë si ai i punësimit joformal, ndërtimtarisë, akomodimit dhe shërbimit ushqimor janë të bazuara në metodologjinë e vlerësimit të rrezikut.

Ai ka sqaruar se këto tri projekte janë hartuar në bashkëpunim të ngushtë me FMN-në dhe përmes së cilave ne synojmë trajtimin e dukurisë së punësimit joformal apo punës së pa deklaruar.

“Në bashkëpunim me Fondin Monetar ndërkombëtar në vitin 2018 dhe 2019 është identifikuar si sektor me rriskë të lartë krahas sektorit të ndërtimtarisë dhe akomodimit dhe  gjithë përgatitja për të realizuar këtë Project është bërë në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Si fushë më e theksuar me punëtorët e paformalizuar është sektori i gastronimisë dhe ndërtimtarisë”.

(Kosova Sot Online)