Selimi i AAK-së i reagon ministres: Argumenti për refuzimin e gazit s’ka sens politik e as ekonomik

  • E.K /
  • 09 October 2021 - 14:17
 Selimi i AAK-së i reagon ministres: Argumenti për refuzimin e gazit s’ka sens politik e as ekonomik

Anëtari i AAK-së, Selim Selimi ka kritikuar ministren Rizvanolli për arsyetimin që ka dhënë për refuzimin e projektit të gazit.

Selimi ka shkruar se argumenti që qeveria kanë dhënë për refuzimin e gazit nuk ka sens politik e as ekonomik.

“Argumenti për refuzimin e gasit nuk ka sens pol. e as eko. Ministrja dështon edhe në arsyetimin e kostos. E llogaritë çmimin e lartë vetëm me Kosovën A & B. 40€/MË nuk është e saktë + harron benefitet gjeopolitike dhe ato të diversifikimit të energjisë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)