Shkencëtarët francezë: Pse Covid-19 s’e ka origjinën nga shpella “famëkeqe” kineze

  • A.P /
  • 09 October 2021 - 15:12
Shkencëtarët francezë: Pse Covid-19 s’e ka origjinën nga shpella “famëkeqe” kineze

Koronavirusi me shumë gjasa nuk ka dalë nga shpella “famëkeqe” në jug të Kinës, sipas një studimi të bërë në Francë. Shpella Mojiang është cilësuar si vendi i mundshëm i lindjes i virusit pasi gjashtë minatorë patën simptoma misterioze të ngjashme me ato të gripit në vitin 2012.

Shkencëtarë nga Instituti i Virologjisë në Wuhan u dërguan në atë kohë që të investigonin dhe të merrnin kampione nga lakuriqët e natës. Një nga  viruset që ata morën ishte dhe një “i afërm” i virusit që shkakton Covid, me të cilin ndan thuajse 97 për qid të materialit gjenetik.

Besohej se minatorët u infektuan me një version të herësh të koronavirusitm por kërkuesit në Francë e kanë hedhur poshtë si teori. Ata thoë se simptomat e tyre ishin të ndryshme për të qenë Covid dhe ngritën pyetjen se pse asnjë prej mjekëve që patën kontakt me ta nuk u sëmur.

Duhet gjithashtu të pyesim se pse një virus që vrau më shumë se 4 milionë persona dhe infektoi mbi 200 milionë të tjerë në 18 muaj, nuk shkaktoi asnjë lloj sëmundjeje në 7 vite nga 2012 në 2019,” thuhet në studim. 

(Kosova Sot Online)