Rama flet nga Spanja për njohjen e Kosovës, tregon ku qëndron problemi

  • E.K /
  • 10 October 2021 - 08:46
Rama flet nga Spanja për njohjen e Kosovës, tregon ku qëndron problemi

Gjatë vizitës së tij në Spanjë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dhe një intervistë Radio Televizionin Spanjoll.

Gjatë kësaj interviste, kreu i qeverisë foli dhe për çështjen e integrimit, duke shpjeguar se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave.

“Ne jemi vende që kemi ende shumë për të bërë për të përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ne meritojmë të ndërmarrim hapa të tjerë dhe të fillojmë negociatat formale. Perceptimet kanë të bëjnë me të kaluarën, me një komunikim që nuk është ende i rrjedhshëm, por mund t’ju them se të gjithë po na thonë se ka një ndryshim të madh midis asaj që perceptohet dhe realitetit. Midis tyre turistët spanjollë që udhëtojnë në Shqipëri, gjithnjë e më shumë në numër.

(Kosova Sot Online)