Sot mbesin pa ujë tri lagje të Prishtinës

  • E.K /
  • 10 October 2021 - 11:25
Sot mbesin pa ujë tri lagje të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se sot do të ketë punime teknike në gypin magjistral Badoc-Prishtinë.

Nga KRU “Prishtina”, kanë thënë se si pasojë e kësaj nga ora 10:00 deri në 18:00 do të ketë reduktime.

Sipas tyre, pa ujë do të mbesin Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.

“Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpëlarjen e linjës”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)