Tërmkolli i reagon LDK-së: Këta që ia mbanin iso-n Isës për Asociacionin, i ka kapë frika mos Qeveria po e pranon

  • E.K /
  • 10 October 2021 - 12:06
 Tërmkolli i reagon LDK-së: Këta që ia mbanin iso-n Isës për Asociacionin, i ka kapë frika mos Qeveria po e pranon

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka reaguar pasi nga LDK-ja u deklaruan se ekziston rreziku që Qeveria Kurti mund të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Tërmkolli përmes një postimi në Facebook tha se të njëjtit ia mbanin iso-n Isa Mustafës kur e nënshkruajti Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ajo këtë e ka quajtur pafytyrësi, mjerim njerëzor, politik e intelektual.

“Këta “puthadorët” e “puthakëmbët” që i mbanin iso-n Isës kur e nënshkruajti Asociacionin e komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, i paska kapë frika tani mos Qeveria e tanishme po e pranon këtë asociacion! Ҫ’farë pafytyrësie! Ҫfarë mjerimi njerëzor, politik e intelektual”, ka shkruar Tërmkolli.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti thotë se asociacioni me fuqi ekzekutive duhet të jetë i papranueshëm për Kosovën, por sipas tij me Qeverinë Kurti rrezikohet themelimi i tij.

“Kjo qeveri po bënë hapa prapa sepse thoshte se marrëveshjet e kaluara nuk janë të mira, do t’i rishqyrtonte, tash po i realizon dhe madje po bënë hapa prapa. Unë kam drojë se me këtë lloj qeverie të papërgjegjshme dhe pa zonjë në punët e jashtme mund të rrezikojmë një asociacion me fuqi ekzekutive. Gjithsesi është i pa pranueshëm dhe cenon rregullimin kushtetues të Kosovës dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)