KQZ njofton për masat në ditën e zgjedhjeve

  • E.K /
  • 11 October 2021 - 12:55
 KQZ njofton për masat në ditën e zgjedhjeve

KQZ njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.

· Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;

· Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;

· Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;

· Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;

· Pas identifikimit, rivendoseni maskën;

· Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimet dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimet në kutitë përkatës;

· Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni serisht duart.

Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e
këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555 

https://fb.watch/8zQgG0ntc7/

(Kosova Sot Online)