Kush ka mundësi të fitoj në zgjedhjet komunale?

Kush ka mundësi të fitoj në zgjedhjet komunale?
Kush ka mundësi të fitoj në zgjedhjet komunale?

Muhamet Kelmendi

  • 11 October 2021 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Afati një mujor për votën e mërgatës i ka dhënë dhe do ti mundësojë shumë mërgimtarëve që të votojnë dhe ndryshimet do të jenë një befasi e madhe. Dhe, në kuadër të kësaj, me ndryshime futen në Kosove idetë dhe fryma e re e pushtetit që mërgata ka kontakte me atë pushtet ku jeton e punon. Me vota të tilla i mundësohet asaj kjo vendosje. Me këtë do të kemi lëvizje pozitive dhe edhe një angazhim për ti zgjidhur problemet që i ka Kosova. Shpresoj shumë në këtë sukses.

Në kuadër të zgjedhjeve që zhvillohen në kuadër të një shteti, tash në Kosovë, ka dy teori të kundërta njëra me tjerrën. E para, tregon domosdoshmërinë që diaspora të votojë për zgjedhjet qendrore dhe ato lokale, sepse ata janë të lidhur me vendin si në fushën e të drejtave, ashtu edhe të obligimeve, si dhe e dytë, është vetëm për zgjedhjet qendrore të votimit nga mërgata, pa zgjedhjet lokale, me motivacion se ato lokale janë te lidhura me vendin, ku mërgata nuk ka lidhje me to. Teoritë e tilla kanë përkrahës të mjaftueshëm. Dhe, natyrisht edhe të dhëna pro dhe kundër. E përbashkët është te zgjedhjet e përgjithshme sepse me to lidhen edhe shumë punë që mërgimtarët kanë për ti zgjidhur.

Për aktualitetin e Kosovës është e mirë pse mërgimtarët votojnë edhe për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, sepse shumë punë, si dokumentet e udhëtimit, të identifikimit, të pronës së paluajtshme, te liria e komunikimit dhe shumë çështje tjera vijnë nga pushteti lokal dhe ai qendror. Me votën mërgatës përfundimi i zgjedhjeve në Kosove është i ndryshëm. Ndryshime do të kemi në shumë komuna. Natyrisht se shumë parti do të humbin pushtetin nëpër komuna. Humbje do të kemi te LDK, te PDK, te AAK, te VV dhe vetë te NISMA në Malishevë. Në luhaj është Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Peja e shumë komuna tjera. Nëpër këto komuna ka paqartësi dhe konkurrencë të fortë të kandidatëve.

Këto ndryshime vijnë nga votat e brendshme dhe nga mërgata. Afati një mujor për votën e mërgatës i ka dhënë dhe do ti mundësojë shumë mërgimtarëve që të votojnë dhe ndryshimet do të jenë një befasi e madhe. Dhe, në kuadër të kësaj, me ndryshime futen në Kosove idetë dhe fryma e re e pushtetit që mërgata ka kontakte me atë pushtet ku jeton e punon. Me vota të tilla i mundësohet asaj kjo vendosje. Me këtë do të kemi lëvizje pozitive dhe edhe një angazhim për ti zgjidhur problemet që i ka Kosova. Shpresoj shumë në këtë sukses.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".