Ja si korrupsioni po rrëzon qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian

  • A.P /
  • 12 October 2021 - 14:30
Ja si korrupsioni po rrëzon qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian

Për ata që shqetësoheshin mbi shëndetin e demokracisë evropiane, dorëheqjet e fundit ishin ende të mirëpritura, pavarësisht se ishin shumë të papritura. Pas një dekade në të cilën qeveritë populiste e kanë minuar sundimin e ligjit dhe e kanë vënë shtetin në shërbimin e

tyre në Evropën Qendrore dhe Lindore, dy udhëheqës të akuzuar për manipulimin e sistemit politik, e humbën në të njëjtën ditë pushtetin e tyre.

Zgjedhjet parlamentare në Republikën Çeke, duket se i kanë dhënë fund mandatit të Andrej Babis, kryeministrit miliarder, që ndodhet aktualisht nën hetim për keqpërdorim të subvencioneve të Bashkimit Evropian, akuzë që ai e hedh poshtë.

Ndërkohë nëAustri, një hetim mbi përdorimin e fondeve qeveritare, me synimin blerjen e mbështetjes mediatike, ka çuar në dorëheqjen e kancelarit Sebastian Kurz, edhe pse ai vetë e mohon se ka shkelur ligjin. Ndërkaq, po afrohet një përballje edhe më e madhe.

Qeveria në Poloni, e udhëhequr nga partia populiste Ligj dhe Drejtësia (PiS), është përpjekur për vite me radhë të vendosën nën kontrollin e saj gjykatat e vendit, gjë që e ka futur atë në një konflikt të ashpër me BE-në. Më 7 tetor,Gjykata Kushtetuese e thelloi hendekun duke deklaruar se disa pjesë të traktatit themeltar të BE-së, shkelin kushtetutën polake, dhe se fjala e fundit në konflikte të tilla i takon gjyqtarëve polakë, dhe jo gjykatës më të lartë të BE-së.

Një mosnjohje dhe mosrespektim i tillë i traktateve të BE-së, mund ta detyrojë komisionin evropian që t’i mohojë Polonisë qasjen tek 36 miliardë euro nga fondet për rimëkëmbjen nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Nëse merret ky vendim, do të ishte përshkallëzimi më i madh i tensioneve në përplasjen e brendshme në BE, mbi standardet minimale demokratike që duhet të mbrojnë të gjithë anëtarët e saj. Nëse KE ecën përpara me këtë çështje, ky do të ishte një sinjal i fortë për

të rifutur në binarët e ligjshmërisë vendet anëtare problematike.

Kurz është një politikan i spikatur 35-vjeçar, politikat e ashpra anti-emigracion të të cilit ndihmuan rritjen e tij të shpejtë në karrierë, duke u bërë në fillim kreu i Partisë Popullore Austriake (PVP), Ministër i Jashtëm, dhe më pas kancelar i vendit. Por skandali i fundit.

ka hedhur dritë mbi shqetësimet, se si arriti të ngjitej kaq shpejt në krye në një moshë kaq të re.

Më 6 tetor policia bastisi kancelarinë, ministrinë e jashtme dhe selinë e PVP. Njësia e krimit ekonomik në Ministrinë e Drejtësisë,e akuzon partinë në pushtet për përdorimin e fondeve nga Ministria e Jashtme për të korruptuar një gazetë tabloide, me synim botimin e artikujve pozitivë mbi Kurz gjatë viteve 2016-2018.

Shkrimet u bazuan mbi sondazhe fiktive, për ta bërë atë të dukej më popullor, të prodhuara nga një kompani sondazhesh që ishte pranë Kurz. Regjimet jo-liberale i përdorin shpesh reklamat shtetërore për të blerë ndikim në media. Madje disa, siç është qeveria e Hungarisë e drejtuar nga Victor Orban, e bëjnë hapur këtë gjë.

Në Austri, gjërat janë më pak të hapura, por kanë lëvizur në një drejtim shqetësues. Blerjet e reklamave nga qeveria, përbëjnë një pjesë të madhe të buxheteve të shumicës së gazetave, dhe shumë prej tyre kanë kohë që shqetësohen se kjo mund të ketë një ndikim negativ në raportimin e lajmeve prej tyre.

Kurz mohon se ai ka shkelur ndonjë ligj të vendit, apo se ka pasur ndonjë njohuri për këtë skemë. Ai do të qëndrojë si drejtues i partisë në parlament, dhe pasaardhësi i tij si kancelar është një aleat i tij i ngushtë, Alexander Schallenberg.

Madje ai mund ta përpiqej ta shmangte këtë të fundit, në rast se partnerët e tij në koalicion, Partia e Gjelbër, nuk do të kërcënonte se do ta rrëzonte qeverinë nëse ai qëndronte në krye të saj. Austriakët janë shumë të polarizuar në pikëpamjet e tyre mbi zotin Kurz, por ka të ngjarë që ky i fundit të tentojë një rikthim në krye të qeverisë.

Rasti i tij, sugjeron se problemet e Evropës me korrupsionin sistemik, nuk janë të kufizuara vetëm tek vendet ish-komuniste. Në Republikën Çeke, humbja e Babis është ironike për shkak se ai bëri një fushatë të gjatë me një platformë kundër korrupsionit, duke pretenduar se ishte shumë i pasur për të pasur nevojë për të përfituar nga ryshfetet.

Ai e grumbulloi pasurinë e tij duke filluar që në vitet 1990 kur themeloi “Agrofert”, një kompani të madhe bujqësore. Që nga hyrja në politikë në vitin 2013,mbi të kanë rënduar dyshimet se kompania e tij ka abuzuar me subvencionet e BE-së. Hetimet mbi të po kryhen tani nga zyra e Prokurorit Publik Evropian.

Babis i ka kaluar dikujt tjetër aksionet e tij në “Agrofert’. Por një organ tjetër hetimor i BE-së, OLAF, arriti në fillim të këtij viti në përfundimin se lidhjet e tij me kompaninë, përbënin ende një konflikt interesi. Në prag të zgjedhjeve, partia ANO (“Po”) e Babis ishte para me pak përqindje.

(Kosova Sot Online)