Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet drejtuesi i biçikletës

  • A.P /
  • 12 October 2021 - 16:29
Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet drejtuesi i biçikletës

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë.

Në aksident të përfshira ishin një veturë dhe një biçikletë.

Lëndime trupore si pasojë e këtij aksidenti ka pësuar drejtuesi i biçikletës.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipet emergjente.

(Kosova Sot Online)