Tensionet në Veri, Krasniqi: Kosovës i duhet qetësi e paqe tri ditë para zgjedhjeve

  • E.K /
  • 13 October 2021 - 12:52
 Tensionet në Veri, Krasniqi: Kosovës i duhet qetësi e paqe tri ditë para zgjedhjeve

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar për aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës që po zhvillohet në katër rajone të vendit. Por, në veri situata është tensionuar, nga atje raportohet për sulme me gurë, sulme ndaj gazetarëve,  të shtëna armësh dhe thyerje e diegie të veturave.

Prandaj, në tërë këtë situatë Milazim Krasniqi thotë se aksioni i sotëm është dashur të pres deri ditën e hënë, pas zgjedhjeve, pasi sipas tij kontrabanda nuk ka filluar sot dhe ajo nuk është ndalë kurrë.

Krasniqi thotë se në këtë rast është rritur mundësia e ndërhyrjes edhe më të madhe të Serbisë në veri.

Reagimi i tij i plotë:

Kosovës i duhet qetësi e paqe tri ditë para zgjedhjeve lokale, e jo shok-bomba e protesta të dhunshme. Kontrabanda në veri nuk ka filluar sot, ajo nuk është ndalë kurrë. Ka mundur të pritej e hëna, për veprime adekuate. Kështu, është nxitur edhe më shumë homogjenizimi i serbëve për zgjedhjet e së dieles. Është rritur mundësia e ndërhyrjes edhe më të madhe të Serbisë në veri. Vërtet, nuk arrij ta kuptoj këtë politikë të qeverisë Kurti 2, e cila shkon në dëm të Kosovës.

(Kosova Sot Online)