Ndërton një shtëpi rrotulluese, që gruaja e tij të shohë pamje të larmishme

  • E.K /
  • 13 October 2021 - 14:21
Ndërton një shtëpi rrotulluese, që gruaja e tij të shohë pamje të larmishme

Srbac, Bosnje - Duke kërkuar të kënaqë gruan e tij, e cila kishte dëshiruar të kishte një pamje më të larmishme nga shtëpia e tyre, një novator boshnjak autodidakt ka ndërtuar një shtëpi rrotulluese, duke bërë që e shoqja të shikojë një diell që lind, po dhe kalimtarët- nga ana tjetër.

"Jam lodhur nga ankesat e saj dhe rinovimi i shpeshtë i shtëpisë sonë dhe thashë: Unë do të të ndërtoj një shtëpi rrotulluese që të mund ta rrotullosh si të duashi", tha Vojin Kusic, 72 vjeç, për Reuters, duke qëndruar para shtëpia e tij e re që tërheq vëmendjen e vizitorëve.

E vendosur në një fushë pjellore në Bosnjën veriore pranë qytetit Srbac, shtëpia rrotullohet rreth një aksi 22 këmbë të projektuar nga Kusic, me pamjen e fushave të misrit dhe tokave bujqësore që shndërrohen në pyje dhe lumë sipas shpejtësisë së dëshiruar.

"Shtëpia mund të bëjë një rrotullim të plotë për 24 orë kur është me shpejtësinë më të ngadaltë, ndërsa me rrotullimin më të shpejtë mund të bëjë një rrotullim për 22 sekonda," tha Kusic.

Gruaja e tij nuk donte të komentonte mbi shtëpinë e re.

Kusic tha se ishte frymëzuar nga shpikësit serbo-amerikanë, Nikola Tesla dhe Mihajlo Pupin, dhe se ardhja nga një familje e varfër pa mundësinë e një arsimimi të mirë e kishte detyruar atë të kërkonte mënyra për t'i bërë gjërat vetë.

"Kjo nuk është një risi, ajo kërkon vetëm vullnet dhe njohuri, dhe unë kisha kohë dhe njohuri të mjaftueshme," tha ai, duke shtuar se ai e kishte ndërtuar shtëpinë plotësisht vetë.

Projekti zgjati gjashtë vjet për të përfunduar, përveç kohës kur qëndroinë spital për shkak të një sëmundjeje zemre. Shtëpia është më rezistente ndaj dëmtimeve nga tërmeti sesa shtëpitë e palëvizshme, tha ai.

"Unë u kërkova mjekëve të përpiqeshin të ma zgjasnin jetën për të paktën një vit sepse e kisha këtë projekt në kokë dhe ... askush nuk do të dinte se si ta përfundnte atë."

(Kosova Sot Online)