Kështu po i përgatitë prokuroria themelore e Prishtinës, skenarët e zhvlerësimit të aktakuzave të ngritura!

Kështu po i përgatitë prokuroria themelore e Prishtinës, skenarët e zhvlerësimit të aktakuzave të ngritura!

Hajrullah Tërnava

  • 13 October 2021 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Garnitura e tanishme që gjinden në institucionet e drejtësisë, e që po këta deri më tani e qeverisen këtë vend në ato institucione juridike të rëndësishme të shtetit, dhe po këta janë përgjegjësit kryesor për këtë situatë të tillë të krijuar deri më tani, e që e kemi si trashëgim që nga lufta e deri më tani, prandaj është e kuptueshme se pa reforma të mëdha në këto institucione, situata do të vazhdoj si deri më tani dhe është e kuptueshme se si deri më tani edhe sa të janë këta të njëjtë në pushtet do të zvarriten qëllimisht, dhe me skenar të zhvlerësimit të provave, raste serioze të aktakuzave që ndërlidhen me personalitete të politikës.

Sikur që kemi parë së fundi, Instituti Kosovar për Drejtësi, ka raportuar së fundi për zbulimin e një skandali ku Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngrit aktakuzë ndaj personaliteteve të lidhur me politikën që në vitin 2016, dhe tani kanë kaluar 5 vite pa filluar procesi gjyqësor ndaj tyre, dhe në prag të vitit të 6-të, është caktuar seanca e parë, më 21 tetor 2021 caktohet seanca e shqyrtimit të parë në këtë rast. Raportohet po ashtu se së paku dy të akuzuar në këtë rast e kanë kuptuar që u është ngritur aktakuze vetëm pasi e kanë pranuar sot ftesën nga gjykata për seancën e 21 tetorit, derisa kanë kaluar pesë vite të plota dhe nuk ka pasur asnjë paralajmërim apo njoftim lidhur me hetimet e zhvilluara dhe njoftimin se kanë aktakuzë të ngritur nga prokuroria e shtetit.

Prandaj rastet e tilla të mbajtjes në fshehtësi të hetimeve ndaj zyrtarëve politik, flasin për rrezikun e përdorimit të aktakuzave për shantazh, pas zgjedhjes së tyre në institucione me peshë publike, apo ana tjetër e medaljes, zhvlerësimit të provave dhe largimit të dëshmitarëve për të zhvlerësuar rastin përkatës, për shkak të interesave të caktuara të ndikimeve puro politike.

Prandaj shpresat e popullit për tani janë se vetëm miratimin ligjit te Vetting-ut, do ta ndërroj këtë situate tani kështu të krijuar, nga këta që tani janë tepër të pasuruar e të inkriminuar deri aty që nëpër sirtarët e zyrave të tyre janë me mija lëndë të pakryera dhe shumë nga to edhe të vjetërsuara, prandaj nga kjo qeveri po pritet që sa më shpejtë të jetësohet ligji i Vetting-ut që do ti jetësoj reformat e shumë pritura në po këto institucione.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".