Haradinaj tregon pse nuk po shkon për të bujtur nëpër lagjet e Prishtinës si Uran Ismaili

  • A.P /
  • 14 October 2021 - 21:15
Haradinaj tregon pse nuk po shkon për të bujtur nëpër lagjet e Prishtinës si Uran Ismaili

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka folur rreth fushatës së tij dhe të kundërkandidatëve të tij para zgjedhjeve të 17 tetorit.

Haradinaj ka komentuar fushatën e kandidatit të PDK-së, Uran Ismaili, i cili ka bujtur nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës.

“Ka qenë një fushatë në Nju Jork, një kandidat e ka praktiku, ai ka qenë më ngjyrë, koha kur shoqëria amerikane ka qenë shumë raciste, ka garu në këso modeli me ju shpjegu që edhe unë jam i bardhë”, tha Haradinaj.

“Me i pa problemet e Prishtinës nuk ke nevojë me shku në Dardani me bujt te një familje. Ta shohim se sa do t i prodhojë rezultat. Më duhet t i përgëzojë të gjithë kandidatët se kanë bërë një garë korrekte deri tash”, shtoi Haradinaj.

(Kosova Sot Online)