Britania, shtet ku sundon ligji: Polici, veteran ushtarak, shkarkohet për 90 centë

  • S.A /
  • 15 October 2021 - 11:54
Britania, shtet ku sundon ligji: Polici, veteran ushtarak, shkarkohet për 90 centë

Një polic britanik është shkarkuar nga detyra, pasi mori dy pako me biskota nga një organizatë bamirësie duke paguar vetëm një të dhjetën e çmimit të caktuar.

Polici Chris Dwyer dha 10 centë në ëmbëltore dhe më pas pretendoi se e ka dhënë shumën e plotë – 1 funte, shkruan The Guardian. Oficeri 50-vjeçar nga West Yorkshire më vonë e ndryshoi rrëfimin e vet dhe tha se nuk i kujtohet se çfarë monedhash ka vendosur në kutinë e bamirësisë në stacionin policor në Halifax.

Dwyer u shkarkua menjëherë të enjten, pasi përmes një seance u shpall fajtor për shkelje të rëndë në sjellje. Në seancë u tha se sjella e policit ishte “e pasinqertë dhe kishte natyrë kriminale”.

Akbar Khan, i cili e udhëhoqi panelin për shkelje disiplinore, tha se veprimi i policit ishte abuzim i besimit dhe e ka diskredituar policinë.

Dwyer ka shërbyer rreth 25 vite në forcat detare para se t’i bashkohej policisë në vitin 2017.

Raportohet se pagesën jo të duhur të policit për biskotat e kanë raportuar kolegët e tij. Pas hetimeve të mëtejme, u zbulua se ndryshimi në qarkullimin e të hollave në kuti ishte vetëm 10 centë.

Polici fillimisht pretendoi se ka vendosur 20 centë në kuti, por më vonë tha se nuk i kujtohet shuma e saktë. Një police që ishte e pranishme tha se ajo e ka dëgjuar zhurmën e vetëm një monedhe, kur kolegu i saj e kishte hedhur shumën në kuti.

(Kosova Sot Online )