Voton Uran Ismaili: E pres me padurim rezultatin

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 09:43
Voton Uran Ismaili: E pres me padurim rezultatin

Drejt kutive të votimit është drejtuar edhe kandidati për kryetar të Prishtinë nga Partia Demokartike e Kosovës, Uran Ismaili, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin në votime për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës.

“Është nder dhe privilegj me qenë një ndër kandidatët për kryetar të komunës në Prishtinë…E pres me padurim rezultatin e natës së sotshme”, tha Ismaili para mediave.

“E konsideroj të rëndësishme këtë garë dhe  i ftoj të dalin të gjithë të dalin dhe me votën e tyre të vendosin se kush do të jetë kryetar i komunës”, u shpreh ai ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)