Aksioni anti-krim në Veri dhe përballja me bandat serbe, dëshmi e funksionimit të ligjit 

Aksioni anti-krim në Veri dhe përballja me bandat serbe, dëshmi e funksionimit të ligjit 
Aksioni anti-krim në Veri dhe përballja me bandat serbe, dëshmi e funksionimit të ligjit 

Skender Mulliqi

  • 17 October 2021 - 06:55

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Operacioni i policisë të Kosovës, kundër krimit të organizuar në disa lokalitete të Kosovës,  është operacion i drejtë për vënien e rendit dhe të ligjit , që nuk po funksionon mirë që shumë vite. Ky operacion policorë nuk u mirëprite në veri të vendit , nga strukturat kriminale serbe, të cilët janë mësuar të bëjnë rendin dhe ligjin sipas kutit të tyre.

Rebelimi serb më barrikada më mjete shpërthyese  dhe qitje armësh, po bëhet nga  yshtja e pushtetit shovinist  të Beogradit, i cili më dhunë po dëshiron ndarjen e veriut të Kosovës.  Radikalizimi edhe më shumë i situatës nga minoriteti dhe veçmas nga Lista Serbe e Rakiqit , është  thirrje për destabilizim të Kosovës, deri të ndonjë luftë eventuale  e re shqiptaro–serbe . I ashpër ndaje deklarimit të Rakiqit , që aksionin policor e quajti “natë të kristaltë”, ishte ambasadori e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke e quajtur deklarim të pa pranueshëm. Rakiq për nxitje dhe urrejtje ndëretnike duhet të shkarkohet. ”Ky aksion nuk është kundër asnjë nacionaliteti .Është i drejtuar kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar  mallra në mënyrë ilegale në Kosovë, ka deklaruar ndër të tjera ,Ministri i Punëve të Brendshme ,Xhelal  Sveqla. Këtë aksion  policor për shthurjen e rrjeteve kriminale , e ka   përkrahur më   një komunikatë  edhe NATO.

Kundër këtij deklarimi do të thosha  doli, Josep Borel , i cili në rrjetin Tviter “ kërkojë që menjëherë të ndërpriten incidentet e dhunshme në veri të Kosovës”, duke e quajtura shumë pa të drejtë aksionin e sotëm policorë, Unilateral dhe të rrezikshëm për stabilitetin. Pikërisht ky  qëndrim i Borelit ,  nuk i ndihmon proceseve politike dhe nuk i ndihmon  as dialogut më palën serbe. BE  dhe Borel  ishte dashur ti koordinojnë qëndrimet më strukturën ushtarake të NATO-së , duke përshëndetur një aksion të tillë , që  nuk është kundër  serbëve , por ka të bëjë më luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit . Kjo formë  ultimative e reagimit vetëm sa e keqëson gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Ne  relacion më këtë reagim shkon  edhe reagimi i nxitësit të trazirave në veri të vendit, të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, i cili ka thënë  së Serbia po e humb durimin. Këtij  kori  antishqiptarë nuk e la pa iu bashkangjitur edhe ish-i dërguari për dialogun Kosovë –Serbi , Ricard Grenell, I cili e ka quajtur aksionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut ,si shkelje të Marrëveshjes së Brukselit. Është kjo një shpërfaqje tjetër pro serbe e Grenelit, duke qitë benzinë në zjarr. Shpresojmë së e kanë kuptuar më në fund  disa  struktura politike në Kosovë, anti-shqiptarizmin e Grenel diplomacisë .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".