Ja kur do ta hedh votën Daut Haradinaj

  • G.G /
  • 17 October 2021 - 10:04
Ja kur do ta hedh votën Daut Haradinaj

Sot në ora 07:00, në Kosovë janë hapur vendvotimet për zgjedhjet lokale. Partitë politike tashmë kanë njoftuar se ku do të votojnë kandidatët e tyre.

Shtabi Zgjedhor i AAK-së në Prishtinë ka njoftuar se kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot do të votojë në 11:30, në qendrën e votimit tek Fakulteti Filologjik

Njoftimi i plotë:

Të nderuara media,
Ju njoftojmë se kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot voton në ora 11:30, në qendrën e votimit tek Fakulteti Filologjik, vendvotimi 1906E/10R.

Ju ftojmë ta përcillni këtë ngjarje!

Shtabi Zgjedhor i AAK-së në Prishtinë

(Kosova Sot Online)