Lladrovci së bashku me gruan ftojnë qytetarët të dalin në votime

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 10:16
Lladrovci së bashku me gruan ftojnë qytetarët të dalin në votime

Drejt kutive të votimit është drejtuar edhe kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Lladrovci ka ftuar të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në votime.

“Sot është një ditë e mirë, i ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë për kryetarine  tyre dhe asamblistin që do t’i përfaqësojë në katër vitet e ardhshme”, tha Lladrovci.

Gjithashtu, qytetarët i ka ftuar të dalin në votime edhe bashkëshortja e Lladrovcit.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Drenasit të dalin të  votojnë, të mos lënë asnjë votë brenda. Është ditë e bukur”, u shpreh bashkëshortja e Lladrovcit.

(Kosova Sot Online)