Edhe në këto zgjedhje “votohet vota”, ankohet gjilanasi

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 10:50
Edhe në këto zgjedhje “votohet vota”, ankohet gjilanasi

Qytetarët nga të gjitha komunat po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vend.

Media po raporton drejtpërdrejtë nga të gjitha komuna e vendit për të sjellur informacionet e fundit nga atje.

Një parregullsi është raportuar në komunën e Gjilanit ku një qytetar ka bërë të ditur se dikush kishte votuar në emrin e tij, ndërsa atij i është thënë se mund të votojë me kusht.

“Po kam votuar, e kam një ankesë, kishte votuar dikush në emrin tim e mua ma bën votën me kusht. Ku me u drejtu tash? Quhem Riza Zeneli. Kishte votuar dikush në emrin tim, më tha ti mundesh me votu me kusht, tash kujt me iu drejtu unë? Nuk e di a numërohet ajo votë a nuk numërohet”, ka thënë ai në T7.

(Kosova Sot Online)