Voton presidetja Vjosa Osmani, fton qytetarët të dalin në votime

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 11:45
Voton presidetja Vjosa Osmani, fton qytetarët të dalin në votime

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale të cilat po mbahen ditën e sotme.

Ajo ka qenë e shoqëruar së bashku me vajzat dhe bashkëshortin e saj Prindon Sadriu.

“Një proces tejet i rëndësishëm për jetën e qytetarëve tanë. Sot qytetaret tanë pa dallim në çdo cep të vendit tonë votojnë sot për kualitetin e jetës së tyre, votojnë për komunën e tyre për udhëheqësinë që do ta determinojë se si në katër vitet e ardhshme do të jetë jeta e tyre në komunat ku ata jetojnë”, tha ajo, duke i ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje.

“Të dëshmojmë se qytetarët e Kosovës janë mundësojnë dhe e mbrojnë çdo proces të drejtë e demokratik që ka të bëjë me jetën e tyre”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)