A ka nevojë ndonjëri prej kandidatëve “me i fry hoxha”, përgjigjet Fatmir Latifaj

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 11:54
A ka nevojë ndonjëri prej kandidatëve “me i fry hoxha”, përgjigjet Fatmir Latifaj

Hoxhë Fatmir Latifaj u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime, që të vendosin vetë se kush t’i drejtojë ata për katër vitet e ardhshme.

“Shpresojmë që ky proces të shkoj në formën më të mirë dhe paqësore se ia kemi borxh vendit tonë dhe aleatëve tanë që të tregojmë kulturë dhe respekt”, tha Latifaj.

Në pyetjen se a ka ndonjëri prej kandidatëve nevojë me i ‘fry’ hoxha, ai është shprehur se hoxha vetëm ka nevojë t’i lutet zotit për të gjithë kandidatët.

“Hoxha ka nevojë me iu lutë allahut për të gjithë kandidatët. Në Islam është e rregulluar çështja e balancimit. Sot nuk është koha veç me u lut, por me dalë te kutitë e zgjedhjeve”, tha hoxhë Fatmir Latifaj

(Kosova Sot Online)