Lumenjtë dalin nga shtrati në Indi, regjistrohen 19 viktima

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 15:47
Lumenjtë dalin nga shtrati në Indi, regjistrohen 19 viktima

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Indinë jugore, pasi shirat e dendur shkaktuan daljen e lumenjve në qytete dhe fshatra.

Njerëzit u bllokuan në rrethin e Kottayam në shtetin Kerala, shkruan BBC. Ditët e reshjeve të dendura në Kerala kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës dhe ushtria indiane i është bashkuar përpjekjeve të shpëtimit.

Banorët vendas iu bashkuan sot ekipeve të shpëtimit për të ndihmuar në heqjen e baltës, shkëmbinjve dhe pemëve të rënë nga zonat e prekura ndërsa kërkimi për të mbijetuarit vazhdon.

Në vitin 2018, rreth 400 njerëz humbën jetën dhe më shumë se një milion të tjerë u zhvendosën nga përmbytja më e rëndë që përfshiu Keralan.

(Kosova Sot Online)